Kryesore

Leteratura vjen sot me titullin: Ne nuk kemi veçse ty mbi tokë!

               Publikuar në : 10:05 - 24/05/21 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me titullin: “Ne nuk kemi veçse ty mbi tokë!”, të shkrimtarit Preç Zogaj, i cili sjell nostalgjinë e tij për kohën kur lexoi poezitë e Zhak Prever .

“Nuk do t’i harroj kurrë ditët dhe netët në Velë me Zhak Prever-in, i pari poet i huaj që m’u bë shok me një vepër origjinale të plotë në atë kënd të botës…”

Më pas do të gjeni një Kritikë nga Fatlum Meholli me titull “Poetika e Asdrenit, atdheu dhe letërsia”.

“Këto vjersha që të gjitha janë të thjeshta bërë prej zemrës me sa më ndihu fuqia e mendjes edhe gjuha.”

E më pas në rubrikën “Rock- rrëmujë” do gjeni shkrimin e Loer Kume me titull: “Për Marina Abramovic dhe heronjtë”.

“Në shkretëtirën artistike që na rrethon, në humbëtirën mjegullore të mungesës së shamanëve shpirtërorë, me Marina Abramovic do zbulojnë artisten hero.”

Dhe për ta mbyllur me rubrikën Botim i ri, vjen shkrimi i Rudolf Markut me titull “Në gjurmë të poezisë më të mirë femërore”.

“Poezia e Alma Jakut më bëri për vete me thjeshtësinë e vargut, me freskinë dhe natyrshmerinë…, ndonjëherë përmes një humori të lehtë triumfues, pa u fshehur në guacka metaforike.”

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back