Letërsi

"Leteratura" vjen këtë të hënë me: Lutje poetike

Shkruar nga Liberale
"Leteratura" vjen këtë të hënë me: Lutje

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

'Leteratura' sjell disa nga lutjet e Shën Terezës, të mbledhura prej poetit Visar Zhiti, në vëllimin “Takohemi nëpër Lutje”. Të thjeshta ashtu si jeta e saj, fisnike në thjeshtësinë e tyre, këto vargje të shenjtores shqiptare mbesin një kumt i thellë dashurie...

Më pas tek rubrika “Ese” do të gjeni "Vlerat që bëjnë Artin e Madh!", nga Rudolf Marku.

"Arti i Madh është Arti i bashkimit të vlerave më të larta njerëzore në një botë ku shpesh këto vlera përbalten në një spektakël me duartrokitje të bujshme…"

Në rubrikën "Kritikë" vijnë shënime për romanin “Fjala e fundit e Sokrat Bubës” të shkrimtarit Thanas Medi.

Romani "Fjala e fundit e Sokrat Bubës", i autorit  Thanas Medi, sapo është përkthyer në rumanisht, ndërsa është mirëpritur nga kritika. Vlerësuar nga Ministria e Kulturës me “Çmimi i Madh Kombëtar për Letërsinë”, si romani më i mirë i vitit 2013, “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, pas prëkthimit në greqisht, i shkon tani edhe lexuesit rumun.

Dhe më pas për ta mbyllur, vjen rubrika "Vitrinë", me librin e shkrimtarit Sami Milloshit, “Ora e Murit dhe tregime të tjera”.

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH