Letërsi

"Leteratura": Çmimi Kadare, 10 veprat e përzgjedhura për garën

Shkruar nga Liberale
"Leteratura": Çmimi Kadare, 10 veprat e përzgjedhura

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Ndërsa kjo e hënë letrare sërish i është kushtuar Çmimit "Kadare": "Çmimi Kadare, 10 veprat e përzgjedhura për të vazhduar garën". 

Çmimi “Kadare” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe dhe nxitjen e mbështetjen e autorëve shqiptarë.

Në 26 shkurt 2021, juria do të shpallë 5 emrat finalistë në fazën e dytë të konkurimit, të cilët do të vijojnë garën për Çmimin e madh.

Arbër Ahmetaj

Ballsor Hoxha

Behar Jacaj

Dionis Prifti

Fatmira Aliaj

Fluranc Ilia

Gani Mehmetaj

Kujtim Lapa

Marcel Hila

Miço Mone

Këto janë 10 autorët e shpallur nga juria si kandidatë për të vazhduar garën për Çmimin “Kadare” 2021, mes 30 autorëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, që u përfshinë në këtë konkurs me dorëshkrime të veprave të tyre në prozë.

Më pas do gjeni një intervistë me Drejtoreshën e QKLL Alda Bardhylin: "Një dialog i pambaruar i Kim Mehmetit".

“Një dialog i pambaruar” quhet libri me autore Alda Bardhyli, i cili ka dalë në librari nga botimet Logos-a. Në fokus të këtij dialogu është shkrimtari Kim Mehmeti, i cili shpalos një vështrim të rrugëtimit historik të shqiptarëve në Ballkan, duke nisur nga gjuha e kultura, personazhe që kanë bërë historinë tonë letrare, por dhe politika. Shkrimtari dhe vepra e tij, shkrimtari dhe vetja tjetër e tij, Çfarë e shqetëson? Si përplotet? Marrëdhënia me letërsinë e shumëçka tjetër në një rrëfim të sinqertë reflektues të Kim Mehmetit. Libri shoqërohet me një parathënie nga Grida Duma.

"Arti është diçka përtej njohjes së vetvetes: është njohje e TJETRIT po aq sa vetveten, si parakusht që për TJETRIN të shkruash aq besueshëm sa edhe për vetveten.

Më shqetëson ndjenja e pakuptimësisë së kësaj jete dhe shpejtësia me të cilën harxhohet më e vlefshmja që kemi – koha", shkruan autorja.

Dhe për ta mbyllur me një refleksion mbi përmbledhjen poetike “Hem udhë, hem udhëtar” të autorit Salvator Gjeçi nga Rudolf Marku me titull: "Qytetar legjitim në qytetin e poetëve".

"Poezia shqipe përherë e më tepër të befason me emrat e poetëve të panjohur, të cilët futen si qytetarë legjitimë në Republikën e Letrave - edhe pse jo të pajisur me lejen e qëndrimit lëshuar prej kritikëve dhe studiuesve, këtyre ligjvënësve të vonuar", shkruan Marku.

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH