Sport

Largimi i trajnerit të Portugalisë mes shumë mërive, Cristiano Ronaldo nuk i jep lamtumirën

Shkruar nga Liberale
Largimi i trajnerit të Portugalisë mes shumë mërive,

I thellë duket se është boshllëku në radhët e kombëtares së Portugalisë pas eliminimit nga Botërori 2022 i Katarit në fazën e “8” nga Maroku, pasi trajtimi i Fernando Santos sidomos për rastin e Cristiano Ronaldos ka lënë gjurmë.

Siç shkruajnë gazetat 'Record' dhe 'A Bola', Cristiano Ronaldo dhe shtatë të tjerë nga 26 lojtarët që Santos kishte marrë në misionin e Portugalisë në Katar zgjodhën të heshtin pas lamtumirës emocionale të trajnerit federal të kombëtares deri pak orë më par.

Përveç emrit të Cristiano Ronaldos, në listë janë edhe Diogo Costa, Jose Sa, Antonio Silva, Joao Palina, Ruben Neves, Ricardo Horta dhe Rafael Leao.

Në anën e kundërt janë 16 futbollistë që përdorën - disa më pak, disa më shumë - fjalë për t'i thënë 'faleminderit' Fernando Santos, dhe dy të tjerë - Vitinia dhe Gonzalo Ramos - zgjodhën thjesht për të ripostuar lamtumirën e Federatës së Futbollit të Portugalisë.

Për historinë, personi i parë që zgjodhi t'i thotë publikisht lamtumirën Santos ishte Pepe, postimi i të cilit ishte gjithashtu një nga ato që kishte fjalët më të ngrohta për trajnerin që udhëhoqi Portugalinë në të 8-ën e Botërorit të Katarit./Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH