Globi

Lanë gomonet dhe i kthehen rrugës së vjetër, me kamion/ Ja si policia zbulon 9 emigrantë të paligjshëm

Shkruar nga Liberale
Lanë gomonet dhe i kthehen rrugës së vjetër, me kamion/ Ja

Në një kohë kur qeveria britanike ka publikuar një paketë ligjore me 5 pika që do të ndalë fluksin e emigrantëve që kalojnë me gomone Kanalin Anglez dhe Gjykata i dha të drejtë Home Office për të deportuar azilkërkuesit në Rëanda, duket se ata që synojnë Britaninë e Madhe i janë rikthyer rrugës së vjetër, me kamion.

Të paktën këtë të lënë të kuptosh fotot e një aksioni të policisë në autostradën M25 pranë Hertfordshire, ku është ndalur një kamion, në të cilin ishin fshehur 9 emigrantë të paligjshëm.

Policia ka ndaluar kamionin frigoriferik që mbante emigrantët e paligjshëm këtë pasdite.

Oficerët dhe publiku u habitën kur nga brenda rimorkios dolën emigrantët e paligjshëm.

“Policia u informua për njerëzit që udhëtonin në pjesën e pasme të një kamioni sot. Kamioni u gjet dhe u ndal në Potters Bar. Nëntë persona ndodheshin brenda. Individët janë kontrolluar nga infermierët dhe janë ndaluar. Oficerët po ndërlidhen me shërbimin e emigracionit. Është arrestuar edhe një person që ka ndihmuar për lehtësimin e hyrjes së paligjshme të tyre”, tha një zëdhënës i policisë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH