Lajm i mirë për kuqezinjtë. Kombëtarja e Çekisë do të zbresë pa një nga lojtarët e saj kryesorë në stadiumin e “Air Albania” të enjten e 12 tetorit për të luajtur përballë Kombëtares sonë, në kuadër të kualifikuesve të Europianit të Gjermanisë që do të zhvillohet verën e ardhshme.
Mesfushori Alex Kral, është larguar nga grumbullimi i kombëtares çeke. Lojtari i Union Berlin është larguar për shkak dëmtimi.
Aktualisht ekipi i Çekisë po stërvitet në Pragë, ndërsa të mërkurën e 11 tetorit do të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore.
Shqipëria kryeson momentalisht grupin kualifikues, por Çekia ka një ndeshje më pak ndaj edhe përballja direkte mes tyre shihet si vendimtare për kualifikimin në Europianin e Gjermanisë.