Aktualitet

“E dhimbshme, s’mundi t’u kthehej më kolegëve në Komandën e Forcës Ajrore”

Shkruar nga Liberale
“E dhimbshme, s’mundi t’u kthehej më kolegëve

Gazmir Korbi, i cili u nda nga jeta tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Kroaci ishte pjesë e komandës së Forcës Ajrore.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e të ndjerit.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme.  Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”- shkroi Peleshi teska ndan edhe foton.

Gazmir Korbi humbi jetën në aksident, teksa ndodhej brenda autobusit që u aksidentuar sot në Kroaci. Disa të tjera u plagosën. Më herët ishte Presidenti Bajram Begaj, i cili reagoi lidhur me ngjarjen, ndërsa i shprehu ngushëllime familjes të afërmve të 41 vjeçarit që humbi jetën.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH