Covid merr ende jetë njerëzish, madje edhe të rinj. Viktima është Alessio Incitti, i cili vdiq nga Covid 19 në spitalin “Spaziani” në Frosinone. Ai ishte 30 vjeç dhe ishte kuzhinier në një shkollë.
I riu vuante nga distrofia muskulare por kjo nuk e pengoi të frekuentonte institutin dhe më pas të kryente praktika të ndryshme.
Sipas mediave italiane, në ditët e fundit ai kishte rezultuar pozitiv për virusin, më pas gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq në spital.