Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për dëmtimin e infrastrukturës së pedonales së qytetit të Bulqizës.
Blushi ka publikuar një foto nga sheshi qendror i qytetit, teksa ironizon duke e konsideruar si një nga “kryeveprat” e Rilindjes urbane.
Sipas Blushit, 7 vite më parë për këtë projekt u shpenzua 820 mijë euro, ndërsa cilësia e investimit tregon qartë se në xhepat e kujt përfunduan paratë.
‘Sheshi qendror i Bulqizës është një nga “kryeveprat” e Rilindjes urbane ku shtatë vite më parë u investuan 820 mijë euro. Degradimi flet më qartë se çdo gjë tjetër për cilësinë e investimit dhe se në xhepat e kujt kanë përfunduar paratë! Ja çfarë do të thotë pushtet vendor 100% në duart e “Rilindjes”. Koha për llogaridhënie po afron!’, shkruan Blushi.