Aktualitet

Kryemadhi me gratë naftëtare: Pozicioni juaj, si djegia e mandateve

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi me gratë naftëtare: Pozicioni juaj, si djegia e mandateve

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim me gratë naftëtare që po vijojnë grevën e urisë në ditën e tretë të saj. Kryemadhi ka thënë mes të tjerash se nuk mjafton vetëm marrja e pagës por duhet menduar për vazhdimësinë dhe se duhet gjetur se ku qëndron problemi.

Ajo e ka krahasuar grevën e naftëtareve me djegien e mandateve të opozitës, duke u shprehur, se "po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne".

"Unë mendoj se evidentimi i problematikave është mjaft i rëndësishëm. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta. Ne jemi në një muaj shumë të dhimbshëm, në muajin e kancerit të gjirit te gratë. Këtu mes nesh ka gra me këto probleme. E mendoni se çfarë sakrifice po bëjmë. Të lëmë politikën me një anë. T’i japin një zgjidhje kësaj. Nuk është koha të gjejmë kush e bëri gropën por të gjejmë në zgjidhje", tha kryetarja e LSI.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH