Aktualitet

Kryemadhi akuza Ramës: Ka shpërdoruar fondet e BE-së

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi akuza Ramës: Ka shpërdoruar fondet e BE-së

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpërdoruar edhe fondet e BE-së duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR.

“Krahas buxhetit të shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR. I tillë është edhe kjo serë pranë inceneratorit të Tiranës. Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i pa promovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë. Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane”, shkruan Kryemadhi.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH