
Krist Dragot Aliaj, i ftuar ditën e sotme në “E diell”, ka zbuluar se është duke u njohur me një vajzë.
Ai u shpreh se nuk do të largohet nga Shqipëria. Më pas i pyetur se kush të mban në Shqipëri ai është shprehur:
“Unë një zemër kam, 1 mund t’a jap”, duke nënkuptuar se ka nisur një njohje.
“Pra zemra është e zënë?”- u pyet Kristi.
“Po zihet”– tha ai.
Nuk tregoi se kush është vajza me të cilin ka nisur këtë lidhje, dhe as nëse ajo është e njohur për publikun apo jo. Kujtojmë se Kristi pasi përfundoi rrugëtimin në “Big Brother Vip Albania”, u angazhua si juri në “She’s on top”.