Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme

               Publikuar në : 16:49 - 13/03/20 liberale

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Prokuroirsë së Përgjithshme, Adnand Kosova. Ai kishte shkaluar Shkallë të Parë të Vettingut, si i përshtatshëm në të tre kriteret, por vendimi u ankimua nga Komisionerët Publikë që kërkuan shkarkimin e tij për probleme me pasurinë.

Sipas Komisionerit, Kosova rezulton me mungesë të burimeve financiare dhe nuk arrin të justifikojë burimin e ligjshëm të blerjes së një apartamenti në Tiranë, “duke kryer kështu deklarim të pamjaftueshëm”.

Adnand Kosova ka drejtuar ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitet 2004-2008 dhe më pas është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku së fundi ishte dhe në sektorin e dekriminalizimit.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 90 datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova“, njoftoi KPA.

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back