Aktualitet

Kosova sërish në zgjedhje? Ja çfarë thotë Albin Kurti për koalicionet

Shkruar nga Liberale
Kosova sërish në zgjedhje? Ja çfarë thotë Albin Kurti

Të dielën u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje mori më shumë vota dhe doli e para.

Por gjithsesi, për të formuar qeverinë, Albin Kurtit do t’i nevojitet një koalicion. Por nëse një gjë e tillë nuk arrihet, sipas Kurtit do të shkohet në zgjedhje të reja.

“Unë besoj se do të arrijmë që të krijojmë koalicionin, nëse larg qoftë nuk arrijmë që të krijojmë koalicionin atëherë nuk e di se kujt do t’i jepet shansi i dytë. Ka mundësi që sërish neve dhe ashtu do duhej të ishte, por po nuk arrit kjo gjë atëherë shkojmë në zgjedhje të reja sërish dhe ne mbase nuk i kemi pasur qejf zgjedhjet dikur para shumë viteve, por tash që ua kemi marrë dorën nuk ju përtojmë atyre”, ka thënë Kurti për TCh./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH