Globi

Kosova lehtëson masat anti-covid, heq orën policore dhe...

Shkruar nga Liberale
Kosova lehtëson masat anti-covid, heq orën policore dhe...

Kosova ka lehtësuar masat anti-covid. Qeveria ka propozuar lehtësimin e kufizimeve, duke hequr kështu orën policore si dhe studentët do të rikthehen në auditorë. “Është propozuar heqja e orës policore, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes. Studentët po ashtu do të mbajnë ligjerata në objektet e fakulteteve, kurse bizneset që janë në zonë të kuqe do të lejohen të punojnë deri në ora 22:00”, tha zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

Vendimi pritet të merret pas pak. Theksojmë se sipas masave të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, operatorët ekonomikë, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërkaq nuk ka orë policore.

Ndërkohë, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve. Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 307 raste të reja me koronavirus, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 532.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH