Aktualitet

Këshilli Politik/Bylykbashi: Mazhoranca po bllokon kërkesën për ODIHR

Shkruar nga Liberale
Këshilli Politik/Bylykbashi: Mazhoranca po bllokon kërkesën

Në nisje të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi foli me tone të ashpra dhe akuzoi mazhorancën për prishje të marrëveshjes së 14 janarit, bllokim të mbledhjes së Këshillit Politik dhe rëndim të ngërçit mes palëve.

Sipas tij, mazhoranca po mban peng dërgimin e kërkesës së tyre tek OSBE-ODIHR, institucion nga i cili opozita e Bashkuar pret opinion për çështjen e garimit të lirë në zgjedhje me koalicionet siç janë sot.

“Kemi kërkuar t’i drejtohemi ODIHR për çështjen e garimit të lirë në koalicione siç janë sot në përputhje me Kushtetutën. Ka dy javë që PS refuzon të dërgojë kërkesën pranë ODIHR. Me këtë veprim bllokon marrëveshjen e 14 janarit si dhe po bllokon mbledhjen e Këshillit Politik, ata po ashtu po vënë në rrezik edhe procesin e hapjes së negoaciatave me BE”, tha Bylykbashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH