Showbiz

Këngëtarja: Jam njësoj si babai, po pashë mace të zezë kthehem nga rruga

Shkruar nga Liberale
Këngëtarja: Jam njësoj si babai, po pashë mace të

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, ka folur në emisionin “Aldo Morning Show” për këngën e saj më të fundit "Kalimtar", me të cilën merr pjesë tek “Kënga Magjike”. Sipas saj, kjo këngë është një histori e përjetuar, një mashkull në jetën e femrës që është kalimtar.

Gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë artistët që mund të zhgënjehen nëse nuk kalojnë në finale sepse dhe ajo vetë nuk është futur 3 herë në finale tek “Kënga Magjike”, por në vitin 2017 ajo arriti ta fitonte çmimin e parë në këtë festival.

E pyetur nga Aldo nëse është supersticioze, Anxhela shprehet se po dhe pikërisht me macen e zezë nëse i del para.

"Po jam. Për shembull po pashë mace të zezë kthehem mbrapsht. Faktikisht ma ka fiksuar dhe babi dhe ai gjithmonë kthehet. Po më ka ndodhur që kur kam kaluar o ka ndodhur ndonjë sherr ose ka ndodhur ndonjë gjë që kështu tani kthehem mbrapsht", tha këngëtarja.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH