Showbiz

Këngëtarja e njohur e pranon hapur: Kam blerë klikime

Shkruar nga Liberale
Këngëtarja e njohur e pranon hapur: Kam blerë klikime

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka pranuar publikisht se ka blerë klikime. Ajo e ka konsideruar blerjen e klikimeve një strategji marketingu.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë.

Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë. Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 mijë klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë.

Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, tha ajo

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH