Moti i paqëndrueshëm do të shoqërojë ditët në vijim, përfshirë edhe fundjavën.
Gjatë fundjavës do te kemi bregdet me mot më të qëndrueshëm. Gjatë orëve të mesditës nuk do “mungojnë vranësirat, me mot më të kthjellët ndërsa reshjet kryesisht në zonat malore.
Nga e mërkura deri në fundjavë, mesdita do të ofrojë zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtra shiu, kryesisht në lindje. Ndërsa në Perëndim të vendit moti do të jetë më i qëndrueshëm.
Ndërsa temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë, deri në fundin e javës vlerat do të pësojnë një rritje graduale.
15 ditëshi i parë i këtij muaji do të vijojë me një prezencë të vranësirave dhe temperaturat nuk do ta kalojnë vlerën 30 gradë, pjesa e dytë e qershorit do të shoqërohet me rritje të temperaturave dhe mot me diell për të shijuar ditët në plazh.