Aktualitet

Ja “ilaçi” që ka gjetur Papa Françesku për dhimbjen e gjurit

Shkruar nga Liberale

Papa Françesku është detyruar të anulojë shumë nga aktivitetet e tij publike kohët e fundit për shkak të dhimbjes së gjurit.

Siç ai vetë rrëfeu para priftërinjve meksikanë të cilët e pyetën për shëndetin e tij, Papa tha se “ajo që i duhej këmbës së tij ishte pak tekila”.

Biseda u filmua nga një prej priftërinjve meksikanë, duke e bërë videon virale në rrjetet sociale.

Pjesë nga biseda

” Si është gjuri juaj?”, dëgjohet duke thënë një nga priftërinjtë duke pyetur papën.

” Është shumë tekanjoz,” tha Papa Françesku, duke iu referuar problemit që e detyroi të paraqitej me karrige me rrota për herë të parë në fillim të majit dhe të shtynte një udhëtim në Liban.

“ Faleminderit për buzëqeshjen tuaj, për gëzimin tuaj, pavarësisht problemeve. Po na jepni një shembull të mrekullueshëm për priftërinjtë e ardhshëm ”, i thotë njëri prej priftërinjve Papa Françeskut.

“A e dini çfarë më duhet për këmbën time? Pak tekila ”, u përgjigj Papa me shaka.

Pas batutës së Papës priftërinjtë filluan të qeshin.

“Nëse do të vijmë ndonjëherë në Santa Marta, do t’ju sjellim një shishe ,” premtuan meksikanët, duke iu referuar një vizite në rezidencën e Papës në Vatikan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH