Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për vrasjen e 39 vjeçarit Briken Sanaj, si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.
Dyshohet se motivi, i cili i mori jetën 39 vjeçarit nga Lezha ishte hasmëria. Sipas News 24, viktima rrinte më tepër në Itali, pasi në vitin 2012 vëllai i tij ka plagosur një person.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet, ku 39 vjeçari njihej me emrin Skerdi. /Liberale.al