Aktualitet

Ish-ministri: OSBE parazite, shefi pensionist të mbledhë leckat

Shkruar nga Liberale
Ish-ministri: OSBE parazite, shefi pensionist të mbledhë leckat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ngre pikëpyetje nëse ambasadori i OSBE duhet të rrijë ende në Shqipëri pas veprimit të djeshëm ndaj protestuesve të Unazës së Re.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani pyet se çfarë misioni tjetër ka Bernard Boschert, përveçse të parazitojë dhe të fyejë shqiptarët.

Sipas tij, “është momenti ta falenderojmë këtë prezencë, për prezencën e saj dhe ta ftojmë të mbledhë leckat e të shohë për ndonjë shtet tjetër në nevojë për ta”.

Reagimi i Ylli Manjanit

Meqë ra fjala, a di njeri të spjegojë se me çfarë logjike, për më tepër me çfarë mandati rri këtu Prezenca e OSBE?!

Përveç se për të parazituar dhe për të fyer Shqiptarët, anëtarë të Këshillit të Europës, të NATOS e të vetë OSBE, çfarë misioni tjetër kanë ata këtu?!

Si ka mundësi që vijon rutina e përhershme e këtyre parazitëve me imunitet diplomatik, që vetëm prishin punë?! Të gjithë pensionistët e ministrive të jashtme të shteteve anëtare shfaqen këtu për të shijuar ditët e fundit të karrierës.

As siguri, as demokraci e madje as zgjedhje të lira e të ndershme nuk garantojnë dot. Dalin madje edhe kundër ODIHR që është pjesë e vetë ODBE!

Kulmi!

Shqipëria monitorohet mjaftueshmërisht nga çdo institucion ndërkombëtar e qeveri e interesuar. Prezenca e OSBE nuk afron asgjë as në këtë drejtim. Asgjë fare, fare!

Bën vetëm një përmbledhje të thashethemeve të gazetave çdo sabah dhe e shpërndan poshtë e lart pa asnjë përgjegjësi.

Shqipëria ka detyrime të përcaktuara si në institucione ku është anëtare, ashtu edhe para institucioneve ku dëshiron të anëtarësohet. OSBE nuk ka më asnjë rol për të luajtur.

Prandaj është momenti ta falenderojmë këtë prezencë, për prezencën e saj dhe ta ftojmë të mbledhë leckat e të shohë për ndonjë shtet tjetër në nevojë për ta.

Shqipëria, megjithë problemet e thella demokratike, nuk ka nevojë për OSBE parazite.

Enough is enough!

P.s. Nuk mund të mos e përsëris revoltën time për atë fyerje të rëndë që bëri shefi pensionist i Prezencës së OSBE mbrëmë: Shame on You!/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH