Aktualitet

Infermieri në Kukës me Covid-19 infekton 4 familjarë dhe kolegen

Shkruar nga Liberale
Infermieri në Kukës me Covid-19 infekton 4 familjarë dhe kolegen

Kukësi u shtua ditën e djeshme në hartë e të prekurve me COVID-19, ku një infermier rezultoi pozitiv.

Por mësohet se ditën e sotme 4 pjesëtarë të familjes së infermierit të infektuar me koronavirus në Kukës dhe një kolege e tij, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Konfirmimi i tyre u bë pas testit të kryer në ISHP dhe përfundimit të rezultateve. Pas rastit të djeshëm, ISHP mori 58 tampone, nga të cilët 27 për personelin mjekësor e pjesa tjetër për familjarët dhe kontaktet e tyre.

5 rastet e reja dolën nga testimin i 27 tamponëve të realizuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot janë dërguar 31 tamponë drejt laboratorit në ISHP.

Bëhet e ditur së familjarët dhe infermierët janë në gjendje të mirë shëndetësore./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH