Aktualitet

Ilirjan Celibashi: Sulmohet aplikacioni i KQZ

Shkruar nga Liberale
Ilirjan Celibashi: Sulmohet aplikacioni i KQZ

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi pak më parë ka dalë në një deklaratë për mediat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor  duke dhënë informacione për mënyrën e përditësimit të informacionit se sa është pjesëmarrja në votime dhe se si operatorët raportojnë rreth procesit zgjedhor nëpërmjet aplikacionit të KQZ-së.

Sipas tij, aplikacioni i KQZ-së është hakerruar nga një sulm informatik. Ai siguroi se KQZ-ja ka plane të mëtejshme B dhe C  nëse do të ketë probleme të tilla duke përdorur  aplikacione të tjera dhe u konfirmoi gazetarëve se procesi zgjedhor nuk do të vonohet ose shtyhet në asnjë zonë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH