Aktualitet

“I hoqi 2 kate pallatit në Durrës”, deputeti i PS i përgjigjet Boçit

Shkruar nga Liberale
“I hoqi 2 kate pallatit në Durrës”, deputeti i PS i

Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi ka reaguar pas akuzave të deputetit Luçiano Boçi se është përpjekur të fshijë provat e tërmetit duke eliminuar 2 kate të pallatit të tij në Durrës.

“Janë të pavërteta. Tërmeti në Durrës ishte shkatërrues. Gjej rastin të ngushëlloj të afërmit që humbën fëmijët. Nuk është pallat por hotel. Hoteli është funksional dhe nuk kishte si të kishte 2 kate tepër dhe t’ia hiqja unë. Nuk është hequr asnjë kat jo dy kate. Hoteli ka pësuar vetëm plasje të vogla të mureve, asgjë tjetër. Nuk është klasifikuar i pabanueshëm. Është në gjendje pune dhe në këto momente.

Nuk kam replikuar, kam qenë duke qeshur. Ai më tha ju nëmi Zoti ju socialistët se ju ra tërmeti e tha që Edi Rama do dorëzohet para Bashës. Deshi të përfitonte nga fatkeqësia. Boçi është thjesht si gjithë shokët e tij që mundohet të mashtrojë edhe në këto situata jo të qarta për qytetarët e Durrësit dhe Tiranës.

Unë në Durrës isha me duar në xhepa, po qeshja me të, u takova përzemërsisht kaq. Më ka bërë një foto në rrugë ku isha dhe kaq”, deklaroi Abazi për News 24.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH