Tre shqiptarë janë arrestuar pasi u zbuluan se kishin drogë me vlerë 300,000 paund pas një sulmi nga persona të maskuar të armatosur. Pasi folën me Glen Xhaferrin, 26 vjeç të goditur dhe të mavijosur, Redjon Muratin, 28 vjeç dhe Anis Plaukun, 29 vjeç, policia gjeti makinën e tyre të braktisur në të cilën ndodheshin mijëra paund.
Tre të pandehurit u arrestuan më pas dhe oficerët shkuan për të kontrolluar shtëpinë njëkatëshe ku ata jetonin në Queensbury. Policia arriti të gjente 16 kg kanabis me vlerë prej 151,710 £ dhe 35,000 £ kesh në një garderobë. Sendet e tjera të gjetura përfshijnë një detektor anti-spiunazh, 1000 euro, telefona celularë dhe 240 £.
Gjykatësja besonte se tre shqiptarët ishin anëtarë të besuar në zinxhirin e krimit dhe nuk pranoi që ata nuk luanin një rol kryesor, vetëm sepse ishin dhunuar e grabitur.
Të dy Xhaferri dhe Plauku u dënuan me tre vjet për posedim kanabis për furnizim ndërsa Murati u dënua me 27 muaj për rolin e tij.