
Stafi i burgut grek të Koridhalosit ka arrestuar një nënë shqiptare. Gjatë vizitave të djalit në burg, ajo i çonte sufllaqe dhe mish të grirë, ku fshihte drogë.
”Gruaja kishte fshehur sasi të vogla kanabisi, me peshë 47 gramë brenda sufllaqeve dhe një sasi më të madhe, me peshë 201 gram, brenda mishit të ngrirë”, thanë burime policore.
Djali i saj është burgosur për grabitje që nga fillimi i vitit 2019./Gazeta Liberale