Aktualitet

Humb betejën me COVID-19 dhe një tjetër mjek

Shkruar nga Liberale
Humb betejën me COVID-19 dhe një tjetër mjek

Humb jetën nga koronavirusi një tjetër mjek. Mësohet se ka humbur betejën me COVID-19 në moshën 77-vjeçare mjeku i njohur Muharrem Nonaj.

Lajmin e kanë bërë me dije djemtë e tij, miq, kolegë e të afërm në rrjetet sociale.

Doktor Muharremi është babai i mjekut Bledar Nonaj, ish-drejtor i maternitetit “Mbretëresha Gerladinë” dhe kandidat i LSI për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit.

“Të nderuar miq dhe të afërm. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se babai im, dr. Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19”, shkruan mjeku në postimin e tij në rrjetet sociale.

“Doktor Muharremi, do të mbahet mend nga të gjithë ne, për devotshmërinë dhe përkushtimin me të cilin i shërbeu banorëve të Skraparit”, shkruajnë miqtë në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH