Aktualitet

Hekurudha të shpejtësisë së lartë, BE i siguron Serbisë grantin më të madh në rajon

Shkruar nga Liberale

Projekti i hekurudhave në Ballkanin Perëndimor mbështetet nga BE si pjesë e integrimit të rajonin tonë në bllok dhe është vënë kusht për anëtarësimin, që infrastruktura hekurudhore të jetë mbyllur para vitit 2027. Pjesa e këtij projekti është edhe linja hekurudhore e Korridorit VIII, që do të lidhë Portin e Durrësit me atë të Varnas në Bullgari. E ndërsa vendet e tjera po ecin me ritme të shpejta, Shqipëria ka ngecur në linjën Tiranë-Durrës.  Bullgaria e ka përfunduar pjesën e saj, Maqedonia e Veriut ka kohë që ka nisur ndërtimin, ndërsa vendi ynë nuk ka nisur ende nga puna.

Serbia do të marrë një grant të pakthyeshëm të BE-së prej 610 milionë euro, më i madhi që ka marrë ndonjëherë, për një hekurudhë të shpejtë nga Beogradi në Nish. Lajmi u njoftua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Granti i BE-së do të jetë më i madhi që Serbia ka marrë deri më tani dhe është nënshkruar të martën nga shefi rajonal i bankës evropiane të investimeve për Ballkanin Perëndimor, Alessandro Bragonzi dhe Ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç.

Vuçiç dhe Varhelyi zhvilluan një takim simbolik në trenin që shkon nga Prokopi në Ripanj, në itinerarin e hekurudhës së ardhshme të shpejtë nga Beogradi në Nish. - “Jam i lumtur që jam sërish në Serbi dhe ky projekt mund të ndryshojë realitetin jo vetëm për qytetarët serbë, por për njerëzit në të gjithë rajonin”, tha Varhelyi.

Ai përmendi gjithashtu pjesën e parë të paketës së ndihmës energjetike të BE-së për Ballkanin Perëndimor. “Shpresojmë që rreth 150 milionë euro, që kemi futur në buxhetin e Serbisë, do të ndihmojnë në tejkalimin e vështirësive këtë dimër dhe tejkalimin e efekteve të krizës energjetike”, tha Varhelyi. Ndërtimi i hekurudhës pritet të fillojë në vitin 2024 dhe trenat do të arrijnë shpejtësinë 200 kilometra në orë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH