Bashkëkryetarja e komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat ka theksuar se nuk do të ketë reformë në dy faza, duke theksuar se bashkë me propozimet e OSBE-ODIHR do të bëhet edhe ndryshimi i sistemit, kusht ky, sipas saj, i opozitës parlamentare.
Sipas saj për këtë do të ketë një grup pune të posaçëm që do të merret me produktin për ndryshimin e sistemit.
“Ftesa mbetet e hapur për PD apo të gjitha partitë jashtë sistemit, pasi duam konsensus të gjerë, sepse në fund ky ndryshim bëhet për shqiptarët jo për individë të caktuar, ti japim fund mënyrës si bëhet politikë sot, duam reformë tërësore që e sheh cdo hallkë të sistemit me vëmendje”, është shprehur ajo. /Gazeta Liberale