Aktualitet

Hajdari: A më thoni pse Lulzim Basha do ta mbajë Edi Ramën perandor?

Shkruar nga Liberale
Hajdari: A më thoni pse Lulzim Basha do ta mbajë Edi Ramën

Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë detaje për mediat pas mbarimit të tryezës së Këshillit Politik, ku me ton të nervozuar Hajdari tha se palët “u çuan direkt pasi nuk morën përgjigjet që donim.

Hajdari tha se ka propozuar një formulë që është mbështetur edhe nga ndërkomëbtarët edhe ambasada amerikane që e hap listën pjesërisht, por i është refuzuar nga Këshilli Politik.

"E kuptoj fare mirë Edi Ramën që e do këtë sistem se ka 74 mandate më shumë se gjysmën e parlamentit e me këtë pushtet është bërë autoritar i ka dhënë koncesione gjihtë shqiptarëve e është bërë i pasur.

Por s’e kuptoj Lulzim Bashën që e ka bërë Ramën perandor, pse Lulzim Basha do ta mbajë Ramën perandor?

Ndaj edhe pse sot këta qëndruan bashkë me njëri tjetrin kundër këtij propozimi të denjë të realizueshëm në një kohë të shkurtër nuk e bënë e thanë gjëra të ndryshme, unë se pranova atë përgjigje se duam që në zgjedhjet e 2021 të shkojmë me sistem tjetër.

Unnë nuk dorëzohem fare se në një anë kemi klasën e vjetër politike në anën tjetër shqiptarët që duan ndryshim të sistemit zgjedhor", tha Hajdari.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH