Aktualitet

Habit Gjuzi: Koronavirusi është një mashtrim, e thonë mjekë të njohur

Shkruar nga Liberale
Habit Gjuzi: Koronavirusi është një mashtrim, e thonë

Deputeti Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” theksoi se kryeministri Rama ka shkelur ligin për 44 ditë dhe se sipas tij, koronavirusi s’është gjë tjetër veçse një mashtrim.

“Unë dua të them se kryeministri Rama ka shkelur ligjin për 44 ditë, sepse e ka vendosur vendin në një karantinë të jashtëligjshme. Ai mendon se është babai i kombit, por nuk është. Ai ta ketë të qartë se nuk mund të ketë koronavirus vetëm në ato fasha orare, që ka vënë ai. Shqipëria ka 365 ditë me diell, atje ku hyn dielli, s’ka virus. U bëj thirrje qytetarëve të mos e dëgjojnë dhe të dalin, sepse s’ka koronavirus me orare. Kryeministri është një frikaman, uroj të jetë mirë, ka frikën e vet dhe e futi një qytetërim social në kaos. Kjo (koronavirusi) është një mashtrim dhe e thonë mjekë të njohur”, u shpreh Gjuzi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH