Aktualitet

Greva e kontrollorëve, Albcontroli i kalon Forcave të Armatosura

               Publikuar në : 19:20 - 07/04/21 liberale

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se Forcat e Armatosura do të marrin në ruajtje godinën e Albcontrol.

Në një konferencë për shtyp, Balluku tha se Policia e Shtetit do të bëjë detyrën, duke nxjerrë nga godina ata kontrollorë që kanë shkelur ligjin.

“Ju lutem shumë të gjithë kontrollorëve të trafikut ajror, që të kthehen në detyrë, sipas organizimit të turneve që keni pasur apo t’ju orientojnë drejtuesit tuaj. Për shkak të papërgjegjshmërisë tuaj, na lind e drejta që mos të kemi më besim tek ju ndaj mund të kryeni dhe aksione shumë më të rrezikshme për hapësirën shqiptare dhe për popullin shqiptar. Ndaj nga ky moment ndërtesa do të merret në ruajtje nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Nga ky moment Policia e Shtetit do të bëjë detyrën për të liruar ndërtesën nga ata kontrollorë që kanë vendosur që të mos jenë më kontrollorë. Të gjithë të tjerët, vajza e djem që janë rritur në Albcontrol shpresoj që t’i kthehen detyrës dhe të harrohet sa më shpejt kjo histori”, tha ajo.

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar pamje, të marrjes në ruajtje të Aeroportit “Nënë Tereza” nga ana e ushtrisë. Peleshi thekson se është rritur vigjilenca për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit.

“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha“, shkruan Peleshi.

Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në Rinas, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse nga i vetmi aeroport ndërkombëtar që ka vendi ynë.

<
>
ushtria-1-711x400 ushtr ushtria ushtria-752x440

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back