Politikë

Greqia nuk harron Fredi Belerin, ministri grek i shkon në burg

Shkruar nga Liberale
Greqia nuk harron Fredi Belerin, ministri grek i shkon në burg

Ministri grek i Shtetit Stavros Papastavrou ka mbërritur sot në Shqipëri ku pritet të takojë kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri.

Mediat greke raportojnë se takimi është parashikuar pasi Beleri ndodhet prej disa muajsh në burg, ndonëse i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Vizita e ministrit grek vjen në një kohë kur ndaj tij vijon gjykimi me akuzat për “Blerje të votave”.

Fredi Beleri është arrestuar nga policia vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit pasi dyshohet se po blinte vota.

Ndonëse nën arrest Beleri siguroi votat për t’u zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës.

Çështja “Beleri” ka nxitur edhe debate diplomatike mes dy vendeve ku së fundmi Greqia bllokoi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke mos firmosur deklaratën e përbashkët me vendet e unionit.

Mediat greke shkruajnë se Papastavrou pritet të shprehë mbështetjen dhe solidaritetin e qeverisë greke në betejën ndaj Belerin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH