Media prestigjioze greke "Protothema" shkruan se "presidenti turk thjesht nuk i ndal provokimet dhe sulmet verbale ekstreme ndaj Greqisë. Këtë herë ai kërcënon se do të godasë kryeqytetin e Greqisë, Athinën, me raketa balistike TAYFUN, edhe pse përpiqet të paraqitet si një ndërmjetës i paftuar mes Ukrainës dhe Rusisë, pas një telefonate me Volodymyr Zelensky të dielën".
Për këtë që shkruan "Prothema" i referohet deklaratës së publikuar nga gazetari turk, Ragip Soylu, në të cilën shkruhet se:
Nuk është hera e parë që Recep Tayyip Erdogan ka nisur një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Greqisë duke kërcënuar me raketën balistike Tayfun. Pothuajse një muaj më parë, ai kishte përmendur në një intervistë për zhvillimin e sistemit raketor duke sqaruar se Athina është në rrezen prej 561 km që ka kjo raketë e veçantë. Madje, ai kishte thënë me ironi se ky informacion i ka “kapur panikun grekët”./Liberale.al/