Ngjarje e pazakontë ka befasuar bariun e deleve, të cilat konsumuan një sasi të konsiderueshme hashashi. Ai mbeti i befasuar nga sjellja e deleve, të cilët po ecnin në mënyrë të çorientuar, pak pasi i kishte nxjerrë për të kullotur në një zonë të Magnezizë.
Sipas TheNeëspaper.gr, ngjarja e rrallë i referohet menjëherë pas fatkeqësisë natyrore që goditi zonën më të gjerë të Thesalisë ku kullotat janë shkatërruar. Tufa e deleve “pushtoi” së fundmi serën ku rritej qetësisht kanabisi mjekësor.
Ato konsumuan një sasi të madhe të bimës së opiumit, e cila i kalon 100 kilogramët.
Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij pësoi dëme nga moti keq, por edhe nga kafshët që e konsumuan.
“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Kemi vapë, humbim shumë prodhim. Kemi përmbytjet, humbim pjesën tjetër. Dhe më e mira; Pas gjithë kësaj, një tufë delesh, të cilat nuk di si t'i kthej, hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht,” tha ai.