Globi

Greqi/ 2 tërmete lëkundin sërish ishullin e Kretës brenda 8 minutave

Shkruar nga Liberale
Greqi/ 2 tërmete lëkundin sërish ishullin e Kretës brenda 8

Dy tërmete me madhësi 3.7 dhe 4.5 në shkallën Rihter tronditën Kretën tetë minuta njëri pas tjetrit të enjten në mëngjes.

Tërmeti i parë ndodhi dy kilometra në jugperëndim të Arkalochori në Kretë me një thellësi fokale prej vetëm pesë kilometrash, në orën 11:04. Një tërmet i ri prej 4.5 Rihter u regjistrua në orën 11:12, dy kilometra në jugperëndim të Arkalochori, me një thellësi fokale gjithashtu pesë kilometra.

Rreziku i zonës nga Kefalonia në Rodos për fenomenet sizmike vazhdon të jetë i lartë. Ndërkohë Kreta është goditur nga 2 tërmete të forta pak ditë më parë duke lënë pas viktima dhe qindra shtëpia të shkatërruara.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
    80%
  • Jo!
    20%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH