Aktualitet

Grabitën para dhe flori në një shtëpi në Laknas të Tiranës, autorët ende të pa indentifikuar

Shkruar nga Liberale
Grabitën para dhe flori në një shtëpi në Laknas të

Tre persona dyshohet se grabitën një shtëpi në Laknas të Tiranës. Në burimet zyrtare të policisë rapotohet se nga shtëpia, autorët kanë marrë një shumë prej 200 mijë lekësh të rinj dhe një varëse floriri. Autoritetet hetimore thonë se kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

“Më datë 25.07.2023, në Laknas, në lagjen “Lura”, dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e një shtetaseje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje”- rapotohet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH