Një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali.
63-vjeçari, Aleksandër Thani u godit me vinç në kantierin e ndërtimit më Genola.
Sipas dëshmive, shqiptari ishte duke punuar në ngarkimin e disa objekteve të betonit në bordin e një kamioni, kur u godit nga një vinç.
Ai u gjet në gjendje të rëndë nga shokët, por pavarësisht ndihmës që ju dha, nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve.
Aleksander Thani jetonte prej vitesh me gruan Elisabeta dhe dy fëmijët e tij.
Flavio Gastaldi, kryetar i bashkisë e quajti lajmin tronditës, teksa u shpreh se familja nuk ishte e panjohur.
“Për ne familja Thani nuk ishte e huaj, por e integruar në mënyrë të përkryer në vend, si prindërit ashtu edhe fëmijët. Lajmi tronditi komunitetin. Shpresoj që sakrifica e Aleksander të jetë një paralajmërim për të gjithë botën e punës”, tha ai./Gazeta Liberale