Në Gjykatën e Hagës po mbahet një tjetër seancë për ish-krerët e UÇK-së.
Katër ish liderët e UÇK po njihen me ecurinë e çështjes, ndërsa akuzohen për krime lufte.
Prokuroria tha sot se i janë dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese.
“I kemi dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese. Paketa e parë u prezantua më datë 10 dhjetor.
Paketën e 2-të të materialeve ia dorëzojmë mbrojtjes. Po plotësojmë afatet në përputhje me detyrimin”, deklaroi Prokuroria./Gazeta Liberale