Aktualitet

Gazetarja: Nëse shteti nuk ndërhyn, në trekëndëshin Tiranë-Nikël dhe Fushë Kuqe do të ketë masakër

Shkruar nga Liberale
Gazetarja: Nëse shteti nuk ndërhyn, në trekëndëshin

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Open" në News24 ka folur rreth zhdukjes së Ervis Martinajt.

Gazetarja tha se, në videon e siguruar ku shihen lëvizjet e fundit nga Martinaj, ka qenë në shoqërinë e një vajze.

“Kishte dyshime se kishte marrë pjesë në varrimin e kushëririt të tij, Brilant Martinaj. Po ashtu dy ditë nga data 5 husht ka një moment tjetër të pamjeve vizuale të tij, në datën 9 babai i tij i thotë prokurorisë se ka humbur kontaktet me të birin e tij. Ky është një hetim i vështirë për autoritetet tona. Prokuroria është duke hetuar”, tha gazetarja.

Ndërkohë që shtoi se, “nëse Jeton Lami flet sa lart shkon inkriminimi i policisë. Nëse shteti nuk ndërhyn në trekëndëshin Tiranë-Nikël dhe Fushë Kuqe do të ketë masakër”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH