Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Varfëria e SPAK

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Varfëria e SPAK

Jo vetëm në mungesë prokurorësh, por Struktura e Posaçme Antikorrupsion i ka edhe financimet e pakta. Kështu do të bënte të ditur kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi gjatë një takimi me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja.

“Jemi nën financuar në mënyrë dramatike ne dhe SPAK-u. Nuk mund të ketë rezultate pa mbështetje financiare”, do të zbulonte Ibrahimi ndërsa muaj më parë shihte si një nga shtyllat e forta që do të mbronte prokurorët e posaçëm nga korrupsioni përtej kontrollit të vazhdueshëm , ishin edhe pagat që do t’u jepnin dinjitet, pa u korruptuar.

Në një intervistë të disa muajve më parë, kreu i KLP-së zbulonte se pagat e prokurorëve të SPAK do të ishin 1500 euro, ndërsa KLP do të kërkonte të rriteshin deri në 2500 euro.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH