Aktualitet

UNIVERSITAS hapet me: Kafsha e pabindur e pushtetit

Shkruar nga Liberale
UNIVERSITAS hapet me: Kafsha e pabindur e pushtetit

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Kafsha e pabindur e pushtetit”.

“Në një shtet të së drejtës ushtrimi i pushtetit politik përcaktohet dhe kufizohet me anë të ligjeve. Kjo përjashton ushtrimin e pushtetit politik për synime private dhe antikushtetuese. Diskrecioni në vendimarrjen politike pritet të jetë shumë i ulët, vetëm në raste specifike, madje dhe këto të rregulluara shpesh me ligj”, shkruan Mile.

E më pas një OP-ED me titull: "Ngritja e perandorive të reja", nga Angelo Panebianco, përkthyer nga Eugjen Merlika. 

Duke u pasuar nga një OP-ED tjetër me titull "Si qëndrojnë ende në “këmbë” monumentet historike të Romës?", nga Alex Fox, BBC. 

Ndërsa në “Campus” sot do të gjeni:

 "Rinisin Formuet UET/ Ambasadori i Austrisë: Mungesa e unanimitetit në BE, pengesë për integrimin e Shqipërisë."

Universiteti Europian i Tiranës rinis traditën e përvitshme të zhvillimit të forumeve me të ftuar personazhe të njohur nga fusha të ndryshme. I ftuari i parë për këtë vit akademik ishte Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, H.E. Dr. Christian Steiner, i cili zhvilloi një bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

"Juria e shtatë e "Çmimit Kadare", dominojnë gratë"

Tradita vazhdon…, nis pranimi i veprave në dorëshkrim për Çmimin “Kadare” 2022, për të shpallur fituesin e Çmimit "Kadare" në 27 shkurt 2022. 

Dhe për ta mbyllur me një shkrim nga Paolo Valentino, titulluar "Evropa dhe Putini: Loja e madhe e gazit", përkthyer nga Eugjen Merlika. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH