Aktualitet

Gaz Bardhi zbulon pazaret që Berisha po bën me Ramën, për Avokatin e Popullit dhe Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Liberale
Gaz Bardhi zbulon pazaret që Berisha po bën me Ramën, për

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit të deputetëve sot në Kukës, Gazment Bardhi foli për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe të Reformës Zgjedhore. Sipas Bardhit, kërkesa e tij ndaj kryetares së Kuvendin për zgjedhjen e Avokatit, ka ardhur pas një shqetësimi të ngritur nga SHBA dhe BE, për çuarjen para të këtij procesi.

Ajo që kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e  zgjedhjes se avokatin e popullit.”

“Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin. Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik”.

“Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrënë pica në një zyrë të Kuvendit, por një proces transparent. Nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve”.

“Procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrënë pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës”, tha ai.

Nga Kukësi, Gazment Bardhi tha për mediat se është vendosur po ashtu edhe ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, duke njoftuar se bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi.

“Jemi ndalur në axhendën parlamentare të së enjtes, me fokus reformën zgjedhore. Sot kemi autorizuar ngritjen e komisionit që të propozojë projektvendimin për këtë reformë, bashkëkryetar është caktuar Oerd Bylykbashin, anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Komisioni do të asistohet nga ekspertë të OSBE- ODIR”.

Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH