Burimet diplomatike për MIA-n thonë se “mbledhja e djeshme e ambasadorëve të vendeve-anëtare të BE-së nuk solli përparim në pozitën e Francës për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë".
Negociatat mes vendeve anëtare të BE-së gjithnjë e më shumë fokusohen në ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
"Edhe pse disa vendeve nuk u pëlqen ndarja, derisa Franca ndalet pas atij pozicioni, me siguri do të pranojnë, më mirë një vend se sa asnjë të fillojë negociata, sikur edhe të jetë gjithçka do të varet nga Makron”, sqaron një diplomat i lartë nga një vend anëtar i BE-së për MIA-n.
Burimi MIA