Një fotografi e publikuar nga një gjinekolog arab është bërë virale në internet. Në foto është një foshmjë e poraslindur që i tërheq maskën gjinekologut.
Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe ishte ai që ndau foton, e cila në këto momente të vështira që po kalon bota për shkak të pandemisë që ka shpërthyer, duket frymëzuese.
“Të gjithë duam një shenjë që së shpejti do të heqim maskën”, shkroi mjeku pranë fotos.