Një 17 vjeçar nga Libohova në rrethin e Gjirokastrës është zhdukur në rrethana misterioze prej më shumë se një jave dhe nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e tij.
Sipas banorëve të zonës, i riu është parë 8 ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë, Dropull.
17-vjeçari i cili mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor punonte si bari në fshatrat e Dropullit. Mësohet se policia e Gjirokastrës e ka shpallur në kërkim, por ende nuk ka asnjë informacion. /Gazeta Liberale