Fiona Nishani, vajza e ish-presidentit Bujar Nishani ka kujtuar të atin në datën e lindjes.
Në një postim në rrjetet sociale, Fiona shpreh mungesën e të atit, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë.
“Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruan Fiona.
Këtë vit, Nishani do të kishte 56-vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta më 28 maj, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.