Aktualitet

FOTO/ Shqiptari nga Kosova kërkon t’i bëjë një dhuratë shtetit zviceran, flet skulptori i veprës së Skënderbeut

Shkruar nga Liberale

Skulptori Gëzim Muriqi ka sjellë veprën e tij më të fundit, duke gdhendur me mjeshtëri portretin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeun..

Ai ka bërë plot pasion një punë fantastike, duke ngritur një skulpturë gjigande të heroit tonë kombëtar.

Sipas skulptorit, kjo vepër ka qenë kërkesa e një kosovari i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe e donte këtë skulpturë si shenjë falenderimi për shtetin zvicerian.

“Kjo është një kërkesë e një bashkëkombësi tonë i cili jeton në Zvicër. Është iniciativë individuale e tij. Bëhet fjalë për zotin Veli Berisha, një shqiptar nga Kosova, i cili idenë kryesore e ka për të falenderuar shtetasin zvicerian për të gjitha ato që  ata i kanë bërë për komunitetin tonë”, thekson Muriqi.

Pse është zgjedhur Skënderbeu?

“Duke qenë se figura e Nënë Terezës është konsumuar më shumë, atëherë ai ka menduar të  gjejë një shenjë falenderimi e cila do jetë unifikuese. Përveçse është heroi jonë kombëtar është edhe hero i evropianëve. Kështu që do vendoset në Zvicër, ende është duke u biseduar lokacioni, nuk është përcaktuar por besoj se brenda këtij viti do të promovohet” ,-tha për Euroneës Albania skulptori Gëzim Muriqi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH