Globi

Foto/ "Santiagoja" italian shënon rekordin e ri, 45 minuta në luftë me 'përbindshin' e ujërave të ëmbla

Shkruar nga Liberale

Alessandro Biancardi, një biznesmen 43-vjeçar nga Ostiglia (Mantova), i cili prej vitesh është i apasionuar pas peshkimit të peshkut silur, ka thyer rekordin e mëparshëm botëror duke kapur "përbindëshin e Po". Një peshk silur, pra me peshë 150 kilogramë dhe 285 centimetra i gjatë, 4 herë më i gjatë se rekordi i vendosur më parë. Një ëndërr që përsëritet prej 23 vitesh dhe tashmë e realizuar.

Pas fotove të zakonshme, Biancardi e ka rikthyer kafshën në ujë. Por... nuk duhej ta kishte bërë.

Sipas rregulloreve në fuqi, në fakt peshkatari që thyen rekord nuk duhet ta lëshonte atë peshk silur në lumin Po, pikërisht sepse nuk është specie vendase. “I dhashë mundësinë një peshkatari tjetër të përjetonte të njëjtat emocione si unë, por edhe fëmijëve të mi, nëse duan të ndjekin gjurmët e babait të tyre”, u përpoq të shpjegonte Alessandro Biancardi.

“Isha në vark kur dëgjova diçka që më kishte kafshuar karremin. Prandaj nisa një betejë të vërtetë për të kapur peshkun”. Një skenë me një shije heminguejane nga "Plaku dhe deti", ku personazhi Santiago luftoi ditë të tëra me peshkaqenin. Biancardi e kuptoi menjëherë se kishte lidhur një "përbindësh" të madh.

"Ai filloi të tërhiqte varkën në rrymë. M'u deshën 45 minuta për ta lodhur, por vetëm kur e tërhoqa zvarrë në breg në plazh, kuptova se çfarë kisha kapur," shtoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH